Arsyet pse PC Gamers preferojnë PC

Playstation dhe Xbox mund të marrin më shumë vëmëndje por shumë Gamers mendojnë se të kesh një PC është opsioni më i mirë. Ata kanë arsye të forta për të thënë këtë. Mundësia për të ndryshuar pjesët hardware, grafika më të larta dhe çmime më të përballueshme janë disa prej arsyeve.

Ky grafik tregon se cilat janë gjërat më të mira që vijnë nga blerja e një PC:
screen shot 2015-11-04 at 3.30.04 pm

Pse mundësia për të ndërruar pjesët e PC është kaq e rëndësishme?


PC Gamers mund të ndërrojnë komponentët përbërës shumë lehtë duke përmirësuar pjesët që kanë në mënyrë që të arrijnë specifikat që kërkojnë lojërat e reja. Ndërkohë Console Gamers përgjithësisht qëndrojnë me të njëjtët komponentë që kanë që në fillim kur blejnë pajisjen. Ata nuk mund të përmirësojnë pjesët që kanë me më të mira për të bërë lojërat e tyre të duken më mirë apo për të shijojuar zhvillimet e reja në industri. Fakti që Console nuk përmirësohen i bën ata të dalë mode që në momentin që blihen. Ndërsa PC janë gjithmonë një hap përpara krahasuar më Console në terma grafike, fuqi proçesuese etj, ndërkohë Console qëndrojnë statik.

 


Është më e lehtë për një PC të ketë grafika më të mira.

Lojërat duken me të vërtetë bukur në PlayStation 4 dhe Xbox One, patjetër më mirë se paraardhësit e tyre, Xbox 360 dhe PlayStation 4. Arsyeja se pse ndodh kjo është sepse Microsoft dhe Sony po përdorin komponentë më të fuqishëm për Console-t e tyre.

Komponentët mund të jënë deri diku të fuqishëm sepse më tej bëhen të papërballueshëm për dikë më të ardhura normale. Kur Sony deklaroi çmimin 500$ për Playstation 3, audienca shtangu. Pra, ekziston një limit se deri ku mund të përmirësohen komponentët e nje Console, paçka se krijuesit e lojrave mund të ofrojnë lojëra me cilësi grafike shumë më të larta.

 

Patjetër që varet se çfarë PC zotëron, por nuk duhet një Gaming PC prej 3000$ për të luajtur me grafika më të larta se sa përballojnë Console. Me buxhet prej 400$ mund të blesh një PC që ka pothuajse të njëjtën performancë sa një console, madje edhe më mirë.

 

 

Me pak fjalë, një PC është më i lirë.

Ne akoma nuk kemi përmendur mënyrat e tjera se si mund të kursesh me PC Gaming. Ndërkohë që platformat e Console po mundohen, platformat për PC si Steam dhe Origin janë shumë më të gatshëm të ofrojnë ulje për  lojtarët. Për shembull, mund të blesh “Rise of the Tomb Rider” në Steam për 19.99$ ndërkohë që në Xbox Live ofrohet “Tomb Rider: Definitive Edition” për 29.99$.


Gjithashtu aftesia për të përdorur një PC me të gjitha mundësitë që ai ofron dhe programet që vijnë bashkë më atë, e bën një PC shumë më të zhdërvjellët se sa një console. Software si Microsoft Office, paketa Adobe etj, thjesht nuk ofrohen nga Console. Duke patur parasysh këtë fjali të fundit, pranojmë që PC ofrojnë një vlerë të shtuar më të lartë se sa console.

 

Çfarë tjetër duhet përmendur?

Lojtarët që përdorin PC, preferojnë PC sepse shokët e tyre po përdorin PC dhe kjo i lejon të luajnë me njëri-tjetrin. Në treg sot ka shumë pak lojëra të cilat mund të fusin lojtarë nga platforma PlayStation 4 , Xbox One dhe PC në një botë virtuale. 


Lojtarë të tjerë zgjedhin PC sepse kërkojnë që të luajnë derivime të lojrave nga origjinalja, krijuar nga vetë lojtarët të quajtura “mods”. Këtë mundësi shume pak lojëra e ofrojnë në platformat Console. Gjithashtu ka një sasi të madhe lojërash që Console nuk i përballon dot, ku mund të përmendim “League of Legends”.

 

Mundësia për të kontrolluar personazhin tënd në lojë me tastierë dhe mouse është një tjetër arsye se pse lojtarët zgjedhin PC. Lojëra të tipit FPS si “Call of Duty” preferohen të luhen ne PC më mirë se në Console. Shumë lojtarë kanë vështirësi të përshtaten më dinamikën se si lëviz kamera në një Console.