Celebrities që pëlqejnë videolojrat

Kur dikush përfytyron një lojtar, ka shumë mundësi të mos mendojë dikë me fizikun dhe pamjen e Vin Diesel. Aktori i njohur është edhe një lojtar i aftë, ku eksperienca e tij fillon që para 2 dekadash, kur ai së bashku me shokët e tij vendosën të fillonin të luanin lojën me letra Dungeons&Dragons. Thuhet se Diesel ka një tatuazh diku në trupin e tij të emrit të personazhit Melkor nga Dungeon&Dragons. Diçka e çuditshme është se gjatë premierës së filmit të tij, The Last Witch Hunter, filloi një bisedë mes lojtaresh, Vin Diesel dhe Cory Goodman, një tjetër i fiksuar pas Dungeon&Dragons.

film-riddick-vin_diesel

Këtë gjë nuk do ta dinim kurrë pa bërë disa kërkime fillimisht. Pas një historie të gjatë në serialin “Friends” si personazhi “Chandler” Matthew Perry ra në dashuri. Jo me atë që po mendoni ju por me lojën Fallout 3. Perry dha një intervistë në emisionin The View dhe tregoi se sa shume Fallout ai kishte luajtur. Tregoi edhe se si kishte arritur deri në pikën ku ishin mpirë duart nga leva e kontrollit. E rëndësishme është fakti që ai është i përgatitur për një skenar apokaliptik.


Samuel L. Jakson është i njohur për rolet e tij në filma, por ai ka marrë pjesë edhe në shume lojëra gjithashtu. Roli i tij më i njohur në botën e video lojërave është Frank Tenpenny te Grand Theft Auto: San Andreas si edhe Afro Samurai në të dyja versionet, anime dhe video lojë. Ai pëlqen të luajë lojëra dhe pëlqen të dublojë në këto të fundit. Të preferuarat e tij janë lojërat ku përdoren armët, si Call of Duty dhe Fallout.

samuel_l_jackson_glasses_smile_celebrity_face_61437_1680x1050

Mund ta njohim Mila Kunis prej rolit të saj në filmin Max Payne, derivuar nga loja me të njëjtin emër, por lidhja me industrinë e lojrave është më e hershme se aq. Gjatë një interviste me Jimmy Kimmel ajo tregoi se bënte pjesë në një grup lojtarësh të dedikuar në lojën World of Warcraft. Përveç kësaj bukuroshja ukrainase ka luajtur në mënyrë intensive një lojë me letra goxha popullore të quajtur The Settlers of Catan.

Një emër tjeter i njohur vjen nga serite The Fast and the Furious. Michelle Rodriguez pëlqen lojërat FPS dhe me dyluftim. Asaj i pëlqen shumë natyra kompetitive dhe adrenalinen që merr nga lojëra si Street Fighter, Tekken, Halo dhe seritë Call of Duty. Rodriguez u bë një emër i njohur në komunitetin e video lojërave gjatë vitit 2002, kur ajo morri pjesë në filmin e parë Resident Evil. Gjithashtu ajo ka dubluar personazhe në lojëra si True Crime, Halo, Battlefield dhe Call of Duty.

free-download-wallpapers-iPad-033-michelle-rodriguez-smiling
Industria e filmit dhe komedisë u trondit kur Dave Chappelle refuzoi ofertën prej 55 milion dollarëve që iu ofrua nga Comedy Central për një sezon të tretë të serive Chappelle’s Show. Gjatë dekadës së fundit Dave ka bërë disa shfaqje komedie sporadike dhe herë pas here ndonje tour të shkurtër duke qëndruar larg syrit të publikut shumicën e kohës. Shumë nga skeçet në Chappelle’s Show përmbanin referenca nga video lojëra si Street Hoops dhe seritë Grand Theft Auto. Ai përmend faktin se MMORPG World of Warcraft është ndër të preferuarat e tij gjatë kohës që nuk është i zëne me shfaqjen e tij.

chappelle