CS:GO 5 arsyet e suksesit

Edhe pse Counter-Strike: Global Offensive ka qenë vazhdimisht në rritje që nga lançimi i saj në gusht të vitit 2012, vetëm në fund të vitit 2014, më shumë se dy vjet pas lancimit, filloi me të vërtetë të bënte bujë. Që nga ajo kohë, numri mesatar mujor i lojtarëve është trefishuar nga rreth 100 mijë në fund të vitit 2014 në mbi 300 mijë nga vera e 2015.

Kjo rritje e shpejtë jo vetëm që e bën CS: GO të zërë vendin e dytë në listën e lojërave më të luajtura në Steam, por gjithashtu konkuron me lojën Dota 2 për angazhimin e lojtarëve, e cila ka dominuar Steam që nga periudha e saj e shpejtë të rritjes në vitin 2013.

1-EEDAR-CSGO

Siç tregohet në grafikun e mësipërm, në shtator të vitit 2015 numri mesatar i lojtarëve Counter-Strike kishte një diferencë prej 150K me atë të  Dota 2. Kjo rritje e përdoruesve aktivë të CS: GO është veçanërisht mbresëlënëse sepse ndryshe nga Dota 2, loja nuk është Free- to-play, por ka një çmim fillestar prej $ 14.99. Kjo do të thotë se numri i lojtarëve që kanë lojën është dukshëm më i ulët se  Dota 2, por përqindja e lojtarëve që janë aktiv është më e lartë.

2-EEDAR-CSGO Owners

Qëndrojnë shumë arsye prapa suksesit te CS:GO, duke përfshirë bazën e fansave që vjen nga lojërat e kaluara Counter-Strike dhe nga reklamimi që bëhet në platformën Steam me rreth 150 milion përdorues. Gjithsesi është për tu vlerësuar suksesi që loja ka arritur gjatë këtyre 3 viteve të fundit. Loja është zhvilluar sipas kërkesave të konsumatorëve. Përshtatja vjen sipas kategorive të përdoruesve, ku variojnë lojtarët profesionist, krijuesit e content dhe tifozët që shikojnë kompeticionet ndërkombëtare.

CS: GO ka bërë update të vazhdueshme për të pasur një lojë sa më të balancuar.
Valve ka bërë një punë shumë të mirë në dëgjimin e përdoruesve që janë shumë të angazhuar në lojë duke përdorur feedback-un që ata japin si informacion se ku duhet të kryejnë rregullime në lojë. Shembuj të këtyre rregullimeve mund të përmendim uljen e shpejtësisë së gjuajtes tek snajperët dhe rritja e përqindjes së ngadalësimit të levizjes në vartësi se sa i plagosur je.

Komuniteti CS:GO stimulohet vazhdimisht për të krijuar content të ri dhe cilësor.
Një nga sfidat e të ofruarit një lojë është krijimi i vazhdueshëm i contentit të ri. Një mënyrë e mirë për të bërë këtë është krijimi i një sistemi nga ku gjenerohet content edhe nga komuniteti vetë. Valve i jep mundësi krijuesve të hartave dhe armëve të sigurojnë të ardhura nga krijimet e tyre duke bërë këtë fushë shumë kompetitive. Në këtë mënyrë sigurohet content cilësor në mënyrë të vazhdueshme.

CS:GO siguron një eksperiencë të veçantë për shikuesit e eSports.
CS:GO ka përfituar shumë nga rritja e komunitetit të eSports në të cilin mungonte një lojë FPS dominante derisa ajo erdhi në treg. CS: GO ka qenë i suksesshëm si një eSport për disa arsye. Së pari,  tw kesh një histori të gjatë në fushën e lojërave për profesionistë. Së dyti, mënyra se si zhvillohet një lojë midis skuadrave, me raunde dhe blerjet në fillim të raundeve i shton një element strategjik dhe rrit kënaqësinë tek shikuesit e lojës. Shikuesit mund të zgjedhin një mënyrë të automatizuar të shikimit të lojës nga një kënd kamera i dwshiruar ose si performance individuale të secilit lojtar. Së fundi është shtuar edhe nje sistem shpërblimi në bashkëpunim me Twitch ku jepet një dhuratë shikuesve të cilët shohin një veprim të caktuar apo një tjetër gjatë lojës. Për këtë duhet të jenë të lidhur llogaria e shikuesit në Twitch me llogarinë e tij në CS:GO.

3-EEDAR - CSGO Twitch

Gjatë muajit gusht, shikueshmëria më e lartë në Twitch ndodhi gjatë ESL One, një turne i  madh CS:GO. Kjo është veçanërisht mbresëlënëse duke marrë parasysh që gjatë muajit gusht kishte edhe turne të tjerë të mëdha si Dota 2 dhe League of Legends.