Dota 2: Dueling Fates

Ky update i ri në DOTA2 sjell shumë të reja në lojë duke shënuar kështu një tjetër ndryshim madhor në gameplay. Tani janë 2 heronj të rinj në lojë, Pangolier dhe Dark Willow. Vetëm shtimi i heronjve të rinj sjell ndryshime të mëdha, por Valve nuk është ndalur vetëm me kaq. Patjetër që për ta bërë lojën më të balancuar kanë bërë ndryshime të tjera.

Lë të prezantojmë pak heronjtë, aq sa ju të keni një ide. Pangolier është një hero meele që kryesisht vendoset në hardlane, përdoret si initiator dhe ka aftësi të mira teamfight nga ultimate që ai zotëron. Ka aftësi të mira për ti shpëtuar kundërshtarëve dhe mund të bëjë gang shumë lehtë. Ndërkohe Dark Willow përdoret kryesisht në rolin e supportit. Ka aftësi shumë të mira team fight dhe është ndihmë shumë e madhe për heronj si Sven apo Void! Gjithashtu ka një magji disi të bezdisshme për kundërshtarët që e bën atë të paselektueshme për ta sulmuar apo për ti bërë një magji. Megjithatë kjo nuk e bën të paprekshme nga magjitë AOE(area of effect).

Në këtë patch lojtarët u prezantuan me një tjetër sistem rankimi. Shumë lojtarë thonë që është i ngjashëm me League of Legends! Përgjigja është po, ai është i ngjashëm me LOL dhe jo vetëm, sepse shumë lojra të tjera e përdorin këtë sistem rankimi.(p.sh. World of Tanks) E mira e këtij sistemi është që kemi më shumë ndarje midis niveleve të lojtarëve duke bërë që secili prej nesh të luajë me lojtarë që janë afërsisht i njëjti nivel dhe mos të ketë Ranked Game ku dikush që ka 6k MMR të vihet kundër dikujt me 3.7k MMR.
Përveç kësaj, medaljet duken shumë të bukura!

DF_2
Një ndryshim ka patur edhe sistemi që ju ndihmon se si të përdorni një hero, çfarë items të blini, skills të zgjidhni dhe çfarë duhet të bëni në një fazë të lojës apo në një fazë tjetër. Gjithashtu ju mund të bëni ndryshime në guidën e një heroi, madje edhe ti publikoni për lojtarët e tjerë.

Një shtesë interesante që ka ndodhur në këtë patch është “Turbo Mode”, ku loja bëhet më e shpejtë, ti fiton më shumë gold për çdo minutë, më shumë eksperiencë, ringjallesh më shpejt dhe kullat janë më të dobëta. Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar të luash një hero të ri apo për të provuar një strategji të re.

Ndryshime të tjera që vihen re në modalitetin All Pick, është rimodelimi i Ancient Aparition dhe një Ping Wheel me funksione të shtuara. Gjithashtu janë bërë ndryshime në modalitetin Ability Draft dhe një sasi gjigande ndryshimesh tek heronjtë e tjerë dhe të përgjithshme në lojë. Kemi ndryshime në rradhën se si bëhet zgjedhja e heronjve në All Pick, dhe ndryshime të tjera që duhet ti hyni më në detaj.

DF_1
Do më duhej një ditë e tërë tju tregoja se sa e bukur është bërë DOTA2! Shpresojmë që ta shijoni dhe ju po aq sa unë! Për të parë më gjërësisht ndryshimet që i janë kryer çdo heroi klikoni KËTU!