Dota 2 Patch 7.00 – Përshtypjet e lojtarëve profesionistë

Pas përfundimit të Boston Major, u lançua edhe patch-i ri për lojën Dota 2.

Më tepër se një upgrade vijues, nga 6.88 deri 6.89, ai kapërceu në 7.00. Historikisht, një rritje e numrit kryesor ka sinjalizuar ndryshime të mëdha në lojë. Versioni 6.00 ishte më shumë se një dekadë më parë, madje para se Dota 2 të ekzistonte vetë, dhe ishte pikërisht patch-i ku dizenjuesi aktual enigmatik i Dota, i njohur si “IceFrog”, mori përsipër zhvillimet e mëtejshme. Patch i ri solli ndryshime të mëdha sa që shumë persona i referohen me shaka si “Dota 3.” Ndryshime në hartë, 2 bounty runes më shumë,  një sistem të ri talentesh për heronjtë, buffs dhe nerfs, si edhe një hero të ri si qershia mbi tortë.

Shfaqja e talenteve

Shumë prej reagimeve ndaj  patch 7.00 ishin rreth ndryshimit më të madh: hero talents. Në vend që të merrni disa pikë shtesë në stats pas kalimit të një niveli, tani shkohet drejt degëzimit të talenteve në nivele 10, 15, 20 dhe 25. Në nivelin e 10, ju mund të zgjidhni ndërmjet të fituarit të përvojës bonus ose fitimit të një forcë shtesë për të patur një çift goditjesh më shumë në luftën pasuese. Yjet janë të nivelit 25 të talenteve, zgjedhjet për të ndryshuar lojën mund të ndryshojnë plotësisht në mënyrën se si ju do të luani.

“Lich mund të përdoret si hero sulmues me 150 damage falas nga talenti në nivelin 20 dhe talenti Skadi në 25 mund të jenë shumë argëtues,” tha Tal “Fly” Aizik, kapiteni i skuadrës OG. “Jo se kjo do t’iu ndodhë shumë shpesh.”

“Pema e talenteve është paksa konfuze tani për tani,” tha Sam “BuLba” Sosale. “Është e vështirë të mendojmë për heronjtë e tjerë në lojë dhe se çfarë talentesh kanë ata deri më tani. Ata nuk reduktuan shumë nga heronjtë, por i dhanë talente me të vërtetë të mira të heronjve të dobët dhe i shtuan disa talente mediokër  heronjve që tashmë ishin të fortë . Kjo ështe një qasje e lezeçme.”

Heronjtë 2.0

“Kur u pyet për koment,  kapiteni i Complexity Gaming, Kyle ‘swindlemelonzz’ Freedman thjesht u përgjigj me një ‘mind blown’ GIF “.

Le të themi që është periudha e buffs dhe nerfs, e për këtë arsye shumë nga heronjtë thjesht u prekën tangencialisht sesa u ndryshuan direkt. Ndryshimet në efektin e statusit ‘Root’, i cili tani i ka të ndaluar disa nga opsionet më komplekse të lëvizjeve në dispozicion të heronjve (Blink, Anti-Mage), ka hapur dyert për disa heronj që të fitojnë pozita në patch-in e ri. “Heronjtë me magjitë si Crystal Maiden dhe Ember Spirit mund të bëjnë një rikthim”, ka thënë Aizik për ESPN. “Root duken të fortë!”

Treant Protector është një nga rregullimet e profilit të lartë. Edhe pse “Pema e Madhe” nuk do të jetë në “Captain’s Mode” për momentin, aftësia e tij e re pasive, që e lejon të zhduket dhe në goditje të bëjë “Bash” çdo dy sekonda, tashmë është duke bërë kërdinë.”Treant tingëllon pa kuptim,” tha Aizik. “Me padukshmëri të përkohshme, nuk jam i sigurt nëse kjo do ta bëjë atë të çekuilibruar apo thjesht qesharak. Gjithsesi ai do të jetë një pub hero i mirë.”

Aizik gjithashtu vuri në dukje ndryshimin e Lycan-it, një tjetër hero larguar nga “Captain’s Mode” për shkak të ndryshimeve të mëdha në këtë toolkit-in e tij. Kapiteni i OG-së gjithashtu hodhi idenë se fuqizimi i Lycan’s Howl gjatë natës mund të çojë ekipet në kombinimin e Lycan dhe Night Stalker, e cila mund të krijonte një presion disi të rëndë para fillimit të lojës.

Mos u frikësoni

Nuk ka dyshim se patch 7.00 është një nga ndryshimet më të mëdha në historinë Dota.  Një ndryshim që vetëm Dota duket se është në gjendje ta bëjë, duke hedhur çdo gjë në ajër e më pas të shohë se si gjërat do të zenë vend.

“Unë kam luajtur këtë lojë për më shumë se 10 vjet, dhe patch 7.00 është ndryshimi më i madh që kam parë, pas kalimit në Dota 2″, ka thënë trajneri i ekipit Liquid Lee “Heen” Seung Gon. “Unë mendoj, ndoshta edhe si shumë të tjerë, se kam një përzierje ndjesish emocionuese dhe shqetësuese.”

Ndryshimet dhe rregullimet në hartë që ndryshojnë lojën me thelbin e saj mund të duken  të frikshme, por shumë lojtarë tashmë kanë filluar të përshtaten. Disa e krahasojnë atë me të ri-mësuarin se si të ngasësh biçikletën: mekanika ëshë e njëjta, ju thjesht duhet të krijoni një lidhje mjetin e ri.

“Unë kam besim se ky patch do ta çojë lojën përpara si çdo patch që është lançuar në të kaluarën,” tha Lee. “Është natyra e njeriut të rritet i lidhur me gjëra që është mësuar të bëjë, por të gjithë mund t’ia dalin dhe të shijojnë ndryshimet e reja si pakuptuar.”
Ndjesia e përsëritjes është emocionuese në ri-mësimin e hartës, testimin e heronjve të rinj dhe eksperimentimi me strategjitë që nuk kanë qenë të mundura deri më tani.