ggCircuit Season 6

Detajet e Sezonit

1) FILLON MË 19 QERSHOR

2) LUANI TË PAKTEN 5 LOJE TE DOTA2 / LOL çdo javë

3) KONTROLLONI POZICIONIN TUAJ JAVOR  NE LEADERBOARD POSITION / WIN

4) FITONI GAMING GEAR GJATË ÇDO JAVË

Sezoni ggCircuit është kthyer. Sezoni do të jetë një kompeticion global midis qendrave të lojrave për të parë se kush mund të gjenerojë performancat më të mira gjatë një periudhe 8 javore. Çdo javë do të mblidhen pikët e 5 lojrave ranked më të mira nga 15 lojtarët me performancën më të lartë dhe këtë rezultat do e krahasojmë me qëndrat e tjera të regjistruara në rrjetin ggCircuit. Një trofe pret qendrën më rezultatin më të lartë në fund të periudhës 8-javore.

Lojrat që do të vlerësohen janë League of Legends dhe DOTA 2. Rezultati do të merret vetëm nga këto 2 lojra dhe çmimet do të shpërndahen çdo javë nga qendra juaj e lojrave.

 

Lojtarët

Nga të gjitha lojrat që do zhvilloni gjatë javës, pikët e fituara nga 5 më të mirat do të mblidhen për të dhënë një rezultat. Ky rezultat do të krahasohet me lojtarët e tjerë dhe 3 vendet e para fitojnë cmime si tastierë, mouse, tapet për mouse edhe një medalje për vendin e parë.

Këto pikë do të shtohen tek profili juaj ggCircuit nderkohë që ju konkuroni për cmimet e javës. Puna juaj si lojtar është që të siguroheni që llogaritë tuaja të lojës janë të lidhura përmes ndërfaqes së përdoruesit ggLeap me sistemin ggCircuit. Nëse nuk e dini se si, duhet të pyesni punonjësin tuaj të qendrës.

 

Qendrat

Rezultati i qendrës përbëhet nga rezultatet e 15 lojtarëve me performancën më të mirë (më shumë pikë) të javës në League of Legends, DOTA 2, ose një kombinim i të dyjave.

 

Lojërat e luajtura

– League of Legends

– DOTA 2

 

 

Si mund të fitoni:

Ndihmoni qendrën tuaj të fitojë trofeun e sezonit ggCircuit duke bashkuar grupin tuaj në lojra ranked League of Legends dhe DOTA 2.
Këtë sezon qendrat pjesëmarrëse kanë mundësinë që të marrin pjese në një paketë cmimesh ku mund të fitohen:

6 medalje sezoni për lojtarët më të mirë të javës (vlerësimi në lojrat DOTA2 dhe LOL)
8 medalje per lojtarin më të mirë të javës në ggCircuit.
1 trofe per lojtarin më të mirë të sezonit në ggCircuit.


Çmimet e mëposhtme jepen nga qendra, dy çmime çdo javë.
Është në dorë të qendrës se si ata vendosin se kush merr çmimet. Qëndrimi zyrtar i ggCircuit është që çdo lojtar që merr pjesë në ndeshjet ranked për sezonin duhet të ketë të drejtë për fitimin e nje çmimi përmes një përzgjedhje të rastit. Çmimet që do të jepen janë:

4 e-Blue Mousepads
4 e-Blue Headsets
4 e-Blue Mice
4 e-Blue Keyboards
8 ggCircuit Weekly Top Play Medals
1 ggCircuit Top Season Player Trophy