Grand Theft Auto V në sytë e një lojtari

Grand Theft Auto V nuk është vetëm një lojë e bukur, por edhe një satirë inteligjente e mprehtë në fjalë, e Amerikës bashkëkohore. Është teknikisht më e realizuar në çdo drejtim të mundshëm, por është edhe jashtëzakonisht ambicioze. Asnjë tjetër video lojë nuk i afrohet madhështisë apo fushëveprimit të kësaj loje, dhe nuk ka inteligjencë aq të mprehtë edhe në humorin e servirur. Ajo tregon një histori bindëse, të paparashikueshme dhe provokuese të bërë ndonjëherë pa e lënë atë të marrë në rrugën e aventurave të vetë-drejtuara në versionin San Andreas.

Kjo është një nga video games më të mira të prodhuara ndonjëherë.

Dallimi kryesor mes GTA 5 për consoles e gjeneratës së re dhe versionin e vitit të kaluar është se zhvilluesi Rockstar ka bërë një punë të shquar të përditësimit të kësaj loje ende të mrekullueshme në mënyrë që ajo të përputhet natyrshëm në këto platforma. Çdo gjë duket e habitshme nën efektin e rezolucionit të plotë 1080p, me textures të zgjeruara në mënyrë dramatike, efektet e ndriçimit, dhe detaje në përgjithësi. Një rritje e distancës së kamerës nga personazhi bën horizontet e rajonit San Andreas të duken shumë mbresëlënëse e unë nuk e di nëse keni parë ndonjëherë një stuhi shiu në lojë që të duket aq reale sa kjo tek GTA 5. Me këtë riorganizim, GTA 5 e ka rivendosur veten në një stekë më të lartë për atë që një lojë Open-World mund të ofrojë në cilësinë grafike dhe sa gjëra mund të bësh brenda saj.

Ndërsa versioni i PlayStation 4 ka një avantazh të lehtë grafik mbi Xbox, duke shfaqur dukshëm më shumë bar dhe bimë në disa zona, në përgjithësi të dyja mbajnë nivelin 30 frames/second.

Një veçori e re e shtuar për console-t  është mundësia për të përdorur pamjen first-person. Një mënyrë krejtësisht e re për ta përjetuar lojën, si asnjëherë më parë. Rockstar Games ka dalë jashtë vetes për të ofruar një këndvështrim të ri nga sytë e personazhit në vënd të këndvështrimit të zakonshëm mbi shpatulla. Gjithashtu kontrolli i personazhit është pak a shumë i njëjtë me atë që kemi tek një lojë First-Person Shooter. Kjo risi bën lojtarin të ndjehet sikur ai është brenda lojës dhe jo sikur po kontrollon një personazh në atë lojë. Sigurisht, të drejtosh makinën apo të fluturosh është disi më e vështirë me një fushëpamje të reduktuar por përsëri mbetet një eksperiencë e kënaqshme. Gjithashtu mundësia për të kaluar nga First-Person në Third-Person sipas dëshirës e bën këtë eksperience më të veçantë se kurrë.

Është mbresëlënës fakti që asgjë nuk i është lënë në dorë fatit përsa i përket ndërveprimeve që personazhi ka gjatë lojës me pamjen First-Person. Tanimë ka animime të shtuara për veprime të rëndomta që kryhen në lojë, si p.sh.: ngjitja e shkallëve, hyrja/dalja nga makina apo edhe tregimi i shenjave ofenduese drejt të tjerëve. Një moment i caktuar gjatë lojës ku personazhi Michael zgjat dorën për të marrë një pije dhe ndersa fillon të pijë kamera lëviz lart në të njëjtën mënyrë si çdo lëvizte edhe shikimi i çdokujt.

GTA 5 vazhdon të ofrojë një sistem multiplayer problematik online. Është bukur të mblidhesh bashkë me disa shokë dhe të bësh gjëra të zakonshme për një lojë multiplayer si misione të përbashkëta, gara, beteja me makina apo edhe thjesht të hedhesh në erë gjëra të ndryshme në qytet. Gjithsesi, çka ofrohet nuk është kurrkund afër me atë çfare jepet, ku nuk mund të mbledhësh më shumë se 7-8 shokë në vënd të 30 që ishin premtuar.

Grand Theft Auto 5 është një kryevepër për arsyet e listuara më lartë. Është një lojë të cilën duhet ta provoni patjetër përvec versionit multiplayer.