Lojtarët kanë më shumë reflekse

 

Sipas kërkuesve te Duke University orët e shpenzuara përpara ekranit duke luajtur lojra, jo
vetëm që i stërvisin duart e lojtarit për përdorimin e levës së kontrollit por gjithashtu stërvisin trurin për të përpunuar më shpejt informacionin pamor që marrin.

“Lojtarët shohin botën në një mënyrë tjetër”, thotë Greg Appelbaum, një as/prof i departamentit të psikologjisë në Duke School of Medicine. “Ata janë të aftë të përpunojnë më shumë informacion nga një imazh.

Sot është e vështirë të gjesh studentë që nuk luajnë video-lojra por nga një tërësi pjesëmarrësish në një studim më të gjërë i bërë nga Stephen Mitroff’s Cognition Lab në Duke University, studiuesit arritën të gjenin 125 individë që ishin lojtarë të dedikuar ose nuk luanin fare.

Çdo pjesëmarrësi i duhej të kalonte një test mbi kujtesën afatshkurter vizuale, ku tregohej një grup prej 8 shkronjash të vendosura në formë rrethore për vetem 1 të 10 e sekondit. Pas një pause që varionte nga 13 milisekonda deri në 2.5 sekonda shfaqej një shigjete e cila ishte e drejtuar tek një nga shkronjat. Në fund të testit pjesëmarrësit pyeteshin se cila prej shkronjave kishte qënë aty.
Në çdo test lojtarët e dedikuar performuan më mirë se njerëzit që nuk luanin.

Studimet e kaluara kanë treguar që lojtarët e dedikuar janë më të shpejtë për të reaguar ndaj stimujve vizualë dhe mund të ndjekin më shumë objekte njekohësisht se sa njerëzit që nuk luajnë. Ndërkohë që luan, një person kalon një proces të njohur si “konkluzione probabilistike” mbi atë çka ai po shikon. Ky proçes tregon në qoftë se objekti që po shikojmë është i miri apo i keqi, po leviz djathtas apo majtas dhe këtë e bën sa më shpejt që mundet.

Lojtarët që kanë eksperiencë e bëjnë këtë proçes më shpejt dhe kanë nevojë për më pak informacion për të arritur në një konkluzion.

Në një ekzaminim tjetër mbi kujtesën afatshkurtër, pjesëmarrësit që luanin video-lojra treguan se ata ishin të aftë të mbanin mend më gjatë vendosjen e shkronjave që kishin parë gjatë testit të parë.

Sistemi ynë i përpunimit të informacionit pamor filtron çfarë ne shikojmë dhe më pas informacioni që nuk përdoret fshihet shumë shpejt nga kujtesa. Lojtarët e fshijnë informacionin e papërdorur po aq shpejt sa njerëzit e tjerë por mesa duket ata thjesht mund të përpunojne më shumë informacion në rradhë të parë.

Studjuesit ekzaminuan 3 mundësi se pse lojtarët kanë aftësi më të lartë për të arritur në konkluzione probabilistike. Ata mund të shikojnë më mirë, kanë një kujtesë më të fortë ose ata kanë përmirësuar aftësinë e tyre për të marrë vendime të shpejta.

Duke parë këto të dhëna, Applebaum thotë që një kujtesë më e fortë nuk rezulton si një arsye. Përsa i përket 2 faktorëve të tjerë, ata mund të kenë të dy të bëjnë në aftësitë e lojtarëve. Mesa duket lojtarët janë të aftë të shikojnë më shumë në një kohë të shkurtër dhe ata marrin vendimin e saktë nga ai pak informacion që kanë.

Për ti dhënë një përgjigje më të thellë kësaj pyetje do duhet të studjohen edhe të dhënat e marra nga testet e rezonances magnetike dhe të valëve të trurit, për të parë se cilën pjesë të trurit kanë stërvitur lojtarët dhe si kanë arritur këto rezultate.