They Shall Not Pass: Një pjesë nga episodi më i ri nga Battlefield 1

Lançohet në mars 2017,  They Shall Not Pass do të jetë zgjerimi i parë i lojës Battlefield 1. Priten harta të gjitha të reja, armë të reja, dhe një fraksion i ri i French Army. They Shall Not Pass do t’i japë luftës  një dimension teatri.

Edhe pse ne nuk duam t’ju japim shumë detaje kemi diçka të veçantë për ju: imazhe të konceptuara nga ekipi DICE. Këto imazhe paraqesin vizionin e studios dizenjuese për fushëbetejat që ju do të hasni në They Shall Not Pass. Lexoni më tej dhe mësoni nga çfarë janë frymëzuar peizazhet e djegura, llogoret me baltë, dhe mjediset e ngushta të dyluftimit.

 

Battlefield 1 AGA

 

Rreth 1 milion predha janë gjuajtur në hapjen e Betejës së Verdun. Kjo krijoi zjarreve masive në pyjet nëpër qytetin e fortifikuar dhe fushëbetejat që e rrethojnë atë. Ushtarët tregojnë histori që kanë qenë në gjendje t’i shohin këto zjarre nga larg. Skuadra e dizenjuesve donte vërtetë ta kapte luftimin fillestar në betejën që u quajt Devil’s Anvil.

 

Battlefield 1 AGA

 

Luftimet fillestare rreth Verdun shpejt i transformuan fshatrat si Samogneux dhe pyje të tëra në hije të vetes së tyre. Verdun u kthye në betejën më të gjatë të luftës që zgjati 9 muaj e cila e transformoi plotësisht atë. Dizenjuesit donin që lojtarët të njihen me sulmet intensive të një shkurti të ftohtë të 1916-ës.

 

Battlefield 1 AGA

 

Historitë e garnizonit heroike brenda Fort Vaux i ka frymëzuar thellë dizenjuesit. Aty u luftua një betejë e ashpër në çdo pëllëmbë errësire në ato korridore nëntokësore. Këtu poshtë në labirintin e galerive të errëta francezët dhe gjermanët luftuan egërsisht me granata, zjarrhedhës dhe gazra helmues.

 

Battlefield 1 AGA

 

Rreth 40 milionë predha artilerie u qëlluan gjatë betejës në Verdun, duke e kthyer zonën në shkrumb e hi. Ajo dukej si një peizazh hënor i shpartalluar. Në disa nga këto llogore, tunele të nëndheshme dhe fortesa do të mbështetet dhe përvoja e re ende e paeksploruar në Battlefield 1.

 

Battlefield 1 AGA

 

Në kontrast me Verdun Beteja e Soissons në fund të vitit 1918 i frymëzoi dizenjuesit për të krijuar një grup të ri të hartave që kap sulmet masive franceze me tank. Luftimet sillet rreth urave kryesore mbi lumin Aisne dhe mbi pritat e mëdha në fshatit Fismes.

Nëse doni të mësoni më shumë rreth They Shall Not Pass qëndroni të sinkronizuar me informacionet që Albanian Gaming Arena do t’ju mundësojë.